Ndërlidhjet

Irak: 3 mijë luftetarë shiit për të rimarrë Ramadin


Ilustrim
Ilustrim

Një grup prej 3 mijë luftetarëve shiit kanë arritur sot në bazën ushtarake afër Ramadit si përpjekje e Bagdadit për të rimarrë kontrollin mbi qytetin perëndimor, Ramadi i cili mbrëmë është okupuar nga militantët e Shtetit Islamik, raporton Reuters.

Ndërkohë edhe militantët janë nisur në drejtim të bazës ku po mblidhen paramilitarët shiit për të nisur një ofenzivë të madhe kundër Shtetit Islamik.

Në të njëjtën kohë, sipas Reuters, edhe koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të kanë rritur numrin e sulmeve ajrore gjatë 72 orëve të fundit.

Milicia shiite e njohur me emrin, “Hashid Shaabi” apo Mobilizimi Popullor, është urdhëruar që të mobilizohet pasi kryeqyteti i Anbarit, Ramadi është okupuar mbrëmjen e së dielës.

XS
SM
MD
LG