Ndërlidhjet

logo-print

KS dënon sulmin kundër ambasadës ruse në Siri


Siri - foto arkivi

Siri - foto arkivi

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar “sulmin terrorist” kundër ambasadës ruse në kryeqytetin e Sirisë, Damask.

Zyrtarët sirianë kanë thënë se mortajat kanë qëlluar zyrën e një diplomati dhe se ndërtesa ka pësuar “dëme serioze materiale”, por pa pasoja në njerëz.

Sulmi ka ardhur nga lagjja Jobar, e cila kontrollohet nga grupet e armatosura, kanë thënë burimet zyrtare. Megjithatë, sipas tyre, grupi përgjegjës nuk është identifikuar ende.

Ambasada ruse në Damask është sulmuar edhe më parë.

Rusia është aleate e fuqishme e Qeverisë siriane.

Departamenti amerikan i Shtetit dhe Ministria e Jashtme e Rusisë kanë dënuar po ashtu sulmin.

XS
SM
MD
LG