Ndërlidhjet

logo-print

Miliona makina tërhiqen nga tregu për shkak të airbagëve


Ilustrim

Ilustrim

Fabrika japoneze e airbagëve Takata ka bërë të ditur se mekanizmat në airbagët e 34 milionë makinave, kanë defekte.

Për pasojë, Shtetet e Bashkuara duhet të tërheqin nga tregu një numër rekord makinash, të cilat përfshijnë modele nga 11 prodhues.

Airbagët e Takatas janë fajësuar për gjashtë vdekje në komunikacion dhe më shumë se 100 plagosje.

“Është koha për hapa përpara për sigurinë publike”, ka thënë sekretari amerikan i transportit, Anthony Fox.

“Departamenti i Transportit do të marrë hapat e nevojshëm për zëvendësimin e airbagëve me defekte me airbagë të sigurt, sa më parë që të jetë e mundur”, ka shtuar ai.

Javën e kaluar, edhe prodhuesit japonezë të makinave, Toyota dhe Nissan, kanë thënë se do të tërheqin 6.5 milionë makina nga tregu për shkak të problemit të njëjtë.

XS
SM
MD
LG