Ndërlidhjet

Tahiri: Kosova do të marrë kodin telefonik 383


Edita Tahiri
Edita Tahiri

Me ftesë të Bashkimit Evropian, në Bruksel dje janë zhvilluar bisedimet për zbatimin e marrëveshjes për telekomin, ku fokusi ishte te dakordimi për çështjet që kanë të bëjnë me planin për veprim.

Siç njofton Qeveria e Kosovës sot, ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, ka deklaruar se në këtë raund të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë është shënuar përparim në përafrimin e qëndrimeve mes palëve.

“Në këtë kuadër ka pasur dakordime për disa çështje të rëndësishme si dhe jemi pajtuar që të përshpejtohet ky process, duke precizuar afatet kohore për obligimet që i ka secila palë nga ky proces. Në këtë kuadër, Kosova do ta marrë kodin telefonik ndërkombëtar 383 nga ITU, ndërsa kërkesën në emër të Republikës së Kosovës do ta bëjë Austria. Marrja e kodit telefonik për Kosovën ka rëndësi të madhe, sepse Kosova do të ketë një kod të vetëm siç e ka çdo shtet, për dallim nga situata e tashme kur në përdorim janë disa kode”, ka thënë Tahiri.

Sipas saj, ka pajtim që edhe operatorët e dy shteteve të bashkëpunojnë në fushën e roamingut me qëllim të zbritjes së tarifave për qytetarët dhe që Kosova të përfshihet në nismën rajonale për roamingun.

XS
SM
MD
LG