Ndërlidhjet

Izraeli ka pezulluar rregullat e reja, të cilat do të ndanin pasagjerët palestinezë dhe hebrenj në autobusët që udhëtojnë për në Bregun Perëndimor.

Ministria e Mbrojtjes ka nisur provën tremujore të mërkurën në mëngjes, por pas disa orësh kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se ajo është “e papranueshme”.

Grupet që përfaqësojnë kolonët hebrenj kanë bërë fushata për ndarje të udhëtarëve, duke përmendur arsye të sigurisë.

Por, grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se ndarja është e turpshme dhe raciste.

Rreth 500,000 hebrenj jetojnë në më shumë se 100 vendbanime të ndërtuara prejse Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor në vitin 1967.

Vendbanimet konsiderohen si të paligjshme në bazë të ligjit ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG