Ndërlidhjet

Siri: IS tani e kontrollon Palmirën


Pamje nga qyteti i lashtë sirian, Palmira
Pamje nga qyteti i lashtë sirian, Palmira

Luftetarët e Shtetit Islamik e kanë tërësisht nën kontroll qytetin e lashtë të Palmirës në Siri, ndërsa raportohet se ata tashmë gjenden brenda zonës së mbrojtur nga UNESCO ku janë edhe gërmadhat e pjesës së lashtë.

Obesrvatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani ka thënë sot se grupi ekstremist tani e kontrollon rreth gjysmën e territorit sirian.

Sipas tyre, trupat e regjimit janë tërhequr nga pozicionet e tyre në dhe përreth Palmirës, përfshirë edhe një bazë ushtarale dhe një burg pas përleshjes së armatosur që mori jetën e së paku 100 luftetarëve pro qeveritarë.

Gërmadhat e Palmirës, shumica e të cilave janë nga shekulli i parë apo shekulli i dytë kur rajoni ishte nën kontrollin e Perandorisë Romake, gjenden afër një rruge strategjike në mes të lindjes dhe perëndimit.

Ekziston frika se militantët e IS-it, do të shkatërrojnë qytetin në fjalë, njëjtë siç kanë bërë me shumë zona arkeologjike në Irak.

XS
SM
MD
LG