Ndërlidhjet

logo-print

Holanda mbështet ndalimin e pjesshëm të burkas


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Holandës ka miratuar planet për ndalimin e pjesshëm të vellos islamike në vendet publike, përfshirë shkollat, spitalet dhe transportin publik.

Ndalesa e propozuar, megjithatë, nuk vlen për veshjen e vellos në rrugë, kanë thënë zyrtarët.

Gratë që anashkalojnë ndalesën, mund të dënohen me gjobë deri në 405 euro.

Vetëm pak qindra gra në Holandë veshin burka.

Propozimi tani do t’i dërgohet një paneli të këshilltarëve ligjorë për vlerësim.

XS
SM
MD
LG