Ndërlidhjet

REL mbyll byronë në Baku


Byroja e Radios Evropa e Lirë në Baku, e mbyllur nga Prokuroria e Azerbajxhanit.

Byroja e Radios Evropa e Lirë në Baku, e mbyllur nga Prokuroria e Azerbajxhanit.

Radio Evropa e Lirë ka mbyllur byronë e saj në Baku, pasi autoritetet e Azerbajxhanit i kanë vënë drynin asaj dhjetorin e kaluar.

Veprimi i tyre është parë si pjesë e fushatës së qeverisë kundër organizatave të huaja.

Kryeredaktori i Radios Evropa e Lirë, Nenad Pejiq, ka thënë se autoritetet azebajxhanase kanë vepruar “në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare”, duke shkaktuar zhvendosje të pjesëtarëve të stafit dhe familjeve të tyre.

Pejiq po ashtu ka thënë se kompania është e përgatitur për të marrë të gjithë hapat, në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të saj dhe kundër aksioneve të Qeverisë së Azerbajxhanit.

Këto aksione përfshijnë bastisjen e byrosë së Radios Evropa e Lirë në Baku, konfiskimin e dokumenteve të kompanisë, ndalimin e stafit të kompanisë pa urdhër ligjor, kërcënimet ndaj të afërmve të stafit dhe kufizimet e udhëtimit për disa punonjës.

Megjithatë, Shërbimi i Azerbajxhanit i Radios Evropa e Lirë është duke vazhduar mbledhjen e lajmeve dhe raportimin në Azerbajxhan dhe është duke operuar në platformat digjitale dhe satelitore, pavarësisht mbylljes së byrosë.

XS
SM
MD
LG