Ndërlidhjet

ANEB: Japonia nuk ka mbrojtur Fukushimën


Fukushima, Japoni

Fukushima, Japoni

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) ka thënë se Japonia nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për të mbrojtur centralin bërthamor Fukushima nga tërmeti ose cunami.

Në një draft-raport, ANEB ka thënë se centrali pranë Tokios “ka pasur disa dobësi, të cilat nuk janë vlerësuar plotësisht” gjatë rishikimit të sigurisë.

Një tërmet masiv në Oqeanin Paqësor në vitin 2011 ka shkaktuar valë enorme, që kanë goditur zonat pranë Tokios dhe në veri të Japonisë, duke vrarë rreth 16,000 njerëz dhe duke lënë qytete të shkatërruara.

Cunami po ashtu ka goditur Fukushimën dhe ka shkaktuar rrjedhje radioaktive nga reaktorët e centralit.

ANEB ka rekomanduar në periudhën 2007-2009 që zyrtarët të marrin masa për të mbrojtur Fukushimën nga tërmeti prej 8.3 shkallësh dhe valët 15 metërshe që mund të shkaktojë një cunami.

Por, raporti i ANEB-it thotë se zyrtarët për çështje bërthamore nuk kanë bërë një gjë të tillë.

Rreth 180 ekspertë nga 42 vende i kanë kontribuar draft-raportit të ANEB-it.

XS
SM
MD
LG