Ndërlidhjet

Sulm në Afganistan: 5 të vrarë, mbi 60 të plagosur


Afganistan

Afganistan

Pesë persona janë vrarë dhe mbi 60 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës në provincën Zabul të Afganistanit.

Shefi i policisë provinciale, Mirwais Noorzai, ka thënë se sulmi ka ndodhur në hyrje të kompleksit të Këshillit Provincial në qytetin Kalat.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët.

Aktivitetet kryengritëse në Zabul, rajon që kufizohet me Pakistanin, janë intensifikuar në muajt e fundit.

XS
SM
MD
LG