Ndërlidhjet

Një ushtar tunizian vret disa kolegë në bazë


Tunis, 25 maj 2015.

Tunis, 25 maj 2015.

Autoritetet e Tunizisë kanë bërë të ditur se një ushtar ka hapur zjarr kundër kolegëve të tij në një bazë ushtarake në Tunis, duke vrarë një oficer dhe dy të tjerë, si dhe plagosur 15 veta, para se është vetëvrarë.

Nuk është ende e qartë se cili ka qenë motivi i të shtënave në bazën Bouchoucha.

Kjo bazë ndodhet pranë Muzeut Kombëtar Bardo, ku 22 veta, shumica turistë, janë vrarë në një sulm terrorist, më 18 mars.

Që nga revolta popullore e viti 2011, që ka çuar në përmbysjen e diktatorit Zine El-Abidine Ben Ali, Tunizia nuk ka qenë e përfshirë shumë nga kaosi që kanë përjetuar fqinjët e saj pas Pranverës Arabe.

Megjithatë, ka pasur edhe raste të dhunshme nga ekstremistët islamikë.

XS
SM
MD
LG