Ndërlidhjet

Forcat irakiane avancojnë në Anbar


Irak - foto arkivi

Irak - foto arkivi

Forcat irakiane kanë marrë disa pozicione përreth kryeqytetit të provincës Anbar, pas përleshjeve me militantët e Shtetit Islamik (IS).

Ramadi ka rënë nën kontrollin e grupit ekstremist më 17 maj.

Një kolonel i ushtrisë ka thënë se trupat irakiane dhe milicitë shiite kanë hyrë në qarqet Taesh dhe Humejra.

Ushtria e Irakut ka nisur qysh dje operacionin për dëbimin e Shtetit Islamik nga provinca Anbar.

Rënia e Ramadit ka shkaktuar polemika midis Shteteve të Bashkuara dhe Irakut, pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, ka thënë se trupat irakiane nuk kanë pasur vullnet të luftojnë në mbrojtje të qytetit.

Provinca Anbar ka rëndësi strategjike pasi përmban rrugët kryesore që lidhin Irakun me Sirinë dhe Jordaninë.

XS
SM
MD
LG