Ndërlidhjet

Hyseni në OKB, kërkon anëtarësimin e Kosovës në Interpol


Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Skender Hyseni, në Nju Jork, ka kërkuar nga vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Në një komunikatë për media nga Ministria e Punve të Brendshme, thuhet seministri Hyseni ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e shteteve antnëtare në OKB dhe u ka thenë atyre se “nevojitet intensifikimi i rolit të Kosovës në bashkëpunimin policor ndërkombëtar”.

Ai ka theksuar profesionalizmin e Policisë së Kosovës dhe gatishmërinë e saj për të qenë partner i barabartë në luftimin e krimit të organizuar sidomos nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve me vendet anëtare të Interpol-it.

Ministri citohet të ketë thenë se “se është esenciale që Kosova të ketë qasje direkt në informacionin e Interpol-it dhe të ofrojë informacion nga ana e saj rreth çështjeve që bien nën juridiksionin e Interpol-it".

XS
SM
MD
LG