Ndërlidhjet

logo-print

Të 209 anëtarët e Federatës Botërore të Futbollit votojnë sot për presidentin e ri.

Në garë janë presidenti aktual, Sepp Blatter, dhe princi i Jordanisë, Ali bin al-Hussein.

Votimi vjen dy ditë pasi shtatë zyrtarë të FIFA-s janë arrestuar në Zyrih, nën akuzat për korrupsion të ngritura nga Shtetet e Bashkuara.

Prokurorët zviceranë kanë hapur po ashtu hetime për mitmarrje dhe shpëlarje parash, të cilat lidhen me ofertat për organizimin e Kupës së Botër më 2018 në Rusi dhe më 2022 në Katar.

Duke hapur ditën e dytë të Kongresit në Cyrih, Blatter ka thënë sot se FIFA po përballet me “kohë të trazuara”.

XS
SM
MD
LG