Ndërlidhjet

Turkmenistan: Ndryshime kushtetuese për postin e presidentit


Presidenti i Turkmenistanit Gurbanguly Berdymukhammedov

Presidenti i Turkmenistanit Gurbanguly Berdymukhammedov

Ligjvënësit në Turkmenistan janë duke menduar që të bëjnë ndryshime kushtetuese, të cilat do të hiqnin limitin e moshën prej 70 vjeç, që presidenti i këtij vendi të shërbejë në detyrë.

Media shtetërore e Turkmenistanit sot citon Akdzha Nurberdyeva, kryetarin e parlamentit të Turkmenistanit, teksa thotë se Komisioni Kushtetues gjithashtu do të mund të kërkojë ndryshimin që mandati i Presidentit të zgjatet nga pesë vjet sa është aktualisht në shtatë.

Ndryshime të tilla do të krijonin mundësinë që presidenti autoritar Gurbanguly Berdymukhammedov, 57 vjeç, të mbetet president sa të jetë gjallë.

Berdymukhammedov, i cili u bë president në vitin 2006 pas vdekjes së presidentit Saparmurat Niyazov, është rizgjedhur sërish në këtë post në vitin 2012 duke fituar 97 për qind të votave, në zgjedhjet të cilat nuk u konsideruan as të drejta dhe as të lira nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Turkmenistani, i cili është i pasur me gaz natyral, konsiderohet si njëri prej shteteve më represive dhe është listuar në fund të listës në hulumtimet për liri dhe demokraci, që prej se ka fituar pavarësinë e saj, pas ndarjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

XS
SM
MD
LG