Ndërlidhjet

IAEA: Irani pjesërisht bashkëpunues në hetime


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), ka thënë se Irani duhet të rris bashkëpunimin me mbikqyrësit bërthamor në hetimin dhe akuzat se Teherani ka punuar për të krijuar armë bërthamore.

Në një raport të publikuar më 29 maj, IAEA tha se Irani ka dhënë disa informacione për agjencinë, por është e nevojshme që Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore të ketë qasje në bazën ushtarake Parchin, në juglindje të kryeqytetit Teheran.

Irani refuzon të lejojë qasje në këtë bazë, duke thënë se është kapacitet konvencional ushtarak.

Zyrtarët perëndimorë kanë akuzuar Iranin se ka kryer eksplozivë-teste në Parchin.

Raporti i IAEA vjen pasi gjashtë fuqitë botërore,janë duke punuar për të finalizuar një marrëveshje me Iranin.

Të dyja palët kanë vendosur 30 qershorin si afatin përfundimtar të nënshkrimit të një marrëveshjeje.

Irani ka këmbëngulur se programi i tij, bërthamor është vetëm për qëllime paqësore.

Por, Uashingtoni thotë se lehtësimi i sanksioneve mund të ndodhë vetëm nëse Teherani plotësisht përgjigjet në të gjitha pyetjet e IAEA-s në hetimin e saj.

XS
SM
MD
LG