Ndërlidhjet

IS-i vret së paku 30 policë në Anbar


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet irakiane kanë bërë të ditur se sulmet vetëvrasëse të militantëve të Shtetit Islamik (IS) në një bazë të policisë, kanë vrarë së paku 30 trupa në provincën Anbar.

Sulmet kanë shkaktuar edhe një shpërthim masiv të deposë së municionit brenda bazës.

Mbi 40 trupa po ashtu janë plagosur.

Autoritetet spitalore kanë konfirmuar viktimat.

Sulmet vijnë në kohën kur forcat irakiane të sigurisë po bëjnë përpjekje të rikthejnë kontrollin e disa zonave në Anbar, të cilat janë marrë nga Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG