Ndërlidhjet

Vritet nje komandant i lartë iranian


Ilustrim
Ilustrim

Mediat shtetërore raportojnë se një zyrtar ushtarak iranian është vrarë në afërsi të qytetit të Ramadit, deri sa ishte duke këshilluar irakianët e armatosur për të rimarrë qytetin e rën nën mbikqyrjen e Shtetit Islamik.

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, ka njoftuar se komandanti Jassem Nuri, ka qenë këshilltar ushtarak i trajnimeve.

Kurse, Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius thotë se sulmet ajrore kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik, do të jenë efektive vetëm nëse ekziston një pajtim politik në Irak.

Fabius ka folur në Gjermani një ditë përpara një konference ndërkombëtare që do të trajtojë këtë problematikë.

XS
SM
MD
LG