Ndërlidhjet

Hamasi vret një mbështetës të IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Hamasi ka vrarë një mbështetës të grupit militant Shteti Islamik, duke u bërë kështu viktima e parë, që prej se udhëheqësit islamik të Gazas kanë nisur shtypjen e një grupi islamik muajt e kaluar.

Zëdhënësi i Hamasit, Eyad Al-Bozum ka thënë sot se një 27 vjeçar është vrarë “gjatë tentimit për ta arrestuar”.

Ai thotë se viktima kishte refuzuar që të dorëzohej, duke hapur zjarr kundër forcave të Hamasit dhe se kishte vendosur eksploziv në shtëpinë ku ishte duke qëndruar.

Kjo vrasje vjen orë më vonë pasi mbështetësit lokalë të Shtetit Islamik i kanë dhënë ultimatum 48 orësh Hamasit për t’i dhënë fund fushatës së tyre kundër grupeve islamike.

Ata kanë kërkuar po ashtu lriimin e dhjetëra personave që dyshohen se janë besnik të IS-it, të cilët janë zënë muajt e fundit.

Hamasi u hedh përgjegjësinë besnikëve të Shtetit Islamik për një seri shpërthimesh që kanë pasur për cak caqet e sigurisë së Hamasit.

XS
SM
MD
LG