Ndërlidhjet

Perëndimi, i shqetësuar me dhunën në Ukrainë


Perëndimi ka shprehur alarm për përshkallëzimin e dhunës në lindje të Ukrainës dhe i ka bërë thirrje Rusisë që të veprojë për të ulur tensionet.

Bashkimi Evropian ka thënë se përleshjet e djeshme midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe rebelëve pro-rusë, pranë qytetit Marinka, “mund të çojnë në një spirale të re të dhunës dhe vuajtjes”.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, po ashtu ka paralajmëruar Moskën se e ardhmja e sanksioneve kundër Rusisë do të varet nga zbatimi i marrëveshjes për armëpushim.

Në anën tjetër, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se çdo përpjekje e forcave rebele për të pushtuar territor tjetër të Ukrainës, do të ketë kosto të re.

XS
SM
MD
LG