Ndërlidhjet

Shuhen shpresat për të mbijetuar nga fundosja e anijes në Kinë


Kinë
Kinë

Numri i të vdekurve nga përmbytja e anijes në lumin Yangtze në Kinë ka arritur në 82, raporton media shtetërore në Kinë sot. Ndërkaq, autoritetet në Kinë kanë thënë se nuk ka asnjë shans për të gjetur ndonjë person tjetër të gjallë.

Ekipi i shpëtimit është kthyer në ekip të nxjerrjes së qindra trupave nga anija, e cila kishte në bord 456 njerëz, kur më 1 qershor u goditën nga një ciklon i fuqishëm.

Vetëm 14 persona kanë arritur të mbijetojnë nga fundosja e anijes.

“Në një situatë të tillë ku gjykimi i përgjithshëm të thotë se nuk ka shansa që njerëz të tjerë të kenë shpëtuar, ne mund të mendojmë që të fillojmë punën për të tërhequr anijen”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Transportit.

Shumica e udhëtarëve në bord ishin të moshuar, të cilët kishin planifikuar që të vizitonin vendet më turistike përgjatë lumit Yangtze.

XS
SM
MD
LG