Ndërlidhjet

Vuçiq premton drejtësi në rastin e vëllezërve Bytyqi


Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka premtuar se do të ketë “drejtësi” në rastin e vrasjes së tre qytetarëve amerikanë, me prejardhje nga Kosova, trupat e të cilëve u zbuluan në një varrezë masive në lindje të Serbisë më 2001, pas konfliktit në Kosovë.

Vuçiq ka thënë në Washington se Serbia “do të bëjë punën e saj” për të sjellë drejtësi për vrasjen e vëllëzërve shqiptar Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyqi, rast ky që është pengesë në marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe SHBA-ve, përderisa Serbia po mundohet të bëjë integrim më të madh drejt Perëndimit.

“Ne do ta adresojmë këtë çështje, jo sepse është një problem i madh bilateral në mes nesh dhe SHBA-ve, por sepse ajo do të ishte zgjidhja e vetme”, ka thënë Vuçiq në Washington.

“Mos u brengosni, ne do ta zgjidhim këtë çështje, do ta bëjmë punën tonë sepse e kemi për obligim”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se zgjidhja “do të ndodhë shumë shpejt, më shpejt se sa dikush mund të pres”.

Trupat e pajetë e Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi janë gjetur në vitin 2001 në varrezën masive në Petrovo Sello në Serbi. Për vrasjen e tyre kanë qenë të akuzuar policët Sretem Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, të cilët pas dy gjykimeve janë liruar.

XS
SM
MD
LG