Ndërlidhjet

logo-print

Gjykata në Strasburg mbështet të drejtën për të vdekur


Ilustrim©Shutterstock

Ilustrim©Shutterstock

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka mbështetur vendimin e një gjykate në Francë për të lejuar një person të paralizuar, që të hiqet nga aparatet për jetë.

Vincent Lambert, 39 vjeç, është në gjendje kome që shtatë vjet, si pasojë e një aksidenti me motoçikletë.

Familja e tij ka qenë e ndarë për atë se a duhet të mbahet i gjallë apo jo.

Rasti është dërguar në Gjykatën Evropiane vitin e kaluar, pasi Gjykata e Lartë e Francës ka vendosur në favor të përfundimit të jetës së tij.

Një gjë e tillë ka shkaktuar debat në Francë, ku eutanazia është e paligjshme.

Gjykata në Strasburg ka thënë se vendimi për të ndaluar të ushqyerit venoz të Lambertit nuk shkel ligjet evropiane të të drejtave.

XS
SM
MD
LG