Ndërlidhjet

Vritet një ushtar ukrainas


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria në Ukrainë thotë se një ushtar është vrarë dhe 10 janë plagosur si pasojë e luftimeve në lindje të vendit ndërmjet forcave qevetiare dhe separatistëve pro-rusë.

Zëdhënësi i ushtrisë Andriy Lysenko tha në një konferencë me gazetarë se separatiste që kontrollojnë Donetskun kanë gjuajtur me armë të rënda dhe artilerie gjatë natës.

Të dyja palët akuzojnë njëra -tjetrën për përdorimit të armëve të rënda, të ndaluara sipas marrëveshjes së arritur katër muaj me parë për armëpushim.

Separatistëve thonë se forcat e Ukrainës kanë bombarduar Donetskun gjatë natës me artileri.

Më 5 qershor, grup i monitoruesve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka thënë se situata e sigurisë në Ukrainën lindore është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit.

XS
SM
MD
LG