Ndërlidhjet

Forcat irakiane rimarrin pjesën kryesore të qytetit Beiji


Ilustrim
Ilustrim

Forcat irakiane të mbeshtetur nga milicia shiite kanë rimarrë pjesën kryesore të qytetit verior Beiji nga grupi i Shtetit Islamik.

Komandanti i Forcave të Reagimit të Shpejt nga Ministrisa e Brendshme, Nassir al Fartousi, i tha televizionit shtetëror se flamuri irakian është ngritur mbi një ndërtesë të qeverisë lokale në Beiji dhe se forcat shtetërore kanë avancuara në zona të tjera.

Zëdhënësi i komandës se operacioneve të përbashkët, Saad Maan Ibrahim, tha se forcat e sigurisë, “tani janë duke kontrolluar”, në qendër të qytetit në zonën Beiji.

“Armiku ka pësuar një disfatë dhe humbje të rënda dhe ne shpresojmë se i gjithë qyteti do të pastrohet brenda pak ditësh”, ka thënë Maan duke shtuar se “dhjetra”, militantë janë vrarë.

Zyrtarët nuk kanë përmendur çështejn e rafinerisë që ndodhet në periferi të qytetit, por Maan tha se rimarrja e Beijit do të ndihmoj forcat irakiane për të siguruar më mirë rafinerinë në Beiji.

Beiji, ndodhet rreth 250 kilometra në veri të Bagdadit.

XS
SM
MD
LG