Ndërlidhjet

Nepal: Janë gjetur 53 trupa të alpinistëve


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria dhe policia në Nepal ka gjetur trupat e 53 alpinistëve të cilin ishin varrosur në orteqet, që u shkaktuan nga tërmeti i fuqishëm i prillit.

Operacioniet për kërkim-shpëtim ishin pezulluar në fshatin Langtan, 60 kilometra në veri të kryeqytetit Katmandu muajin e kaluar, pas kishin filluar të binin sërish orteqe.

Ushtarët nga njësiti për reagim në katastrofa kanë thënë se 53 trupa janë gjetur, ku tre prej tyre u takojnë alpinistëve të huaj.

Nj tërrmet i fuqishëm prej 7.8 shkallësh të Richterit më 25 prill ka goditur Nepalin, duke lënë të vdekur 8,773 persona. Autoritetet nepaleze thonë se akoma ka persona të tjerë që janë të zhdukur.

XS
SM
MD
LG