Ndërlidhjet

OKB: IS-i shet vajzat e rrëmbyera për “një pako cigare”


Zainab Bengura e dërguar e OKB-së për dhunën seksuale

Zainab Bengura e dërguar e OKB-së për dhunën seksuale

Vajzat e reja të rrëmbyera nga militantët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak janë duke u shitur në tregjet e skllevërve për “një pako cigare”, ka thënë e dërguara e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për dhunën seksuale, Zainab Bangura.

Bangura në prill ka vizituar Irakun dhe Sirinë dhe prej atëherë ka punuar në një plan për të adresuar dhunën e tmerrshme seksuale që po ushtrohet në rreth 3,000 deri në 5,000 vajza, të cilat janë shndërruar në skllave seksuale të grupit militantë.

Rrëmbimi i femrave është bërë një pjesë kyçe e strategjisë së IS-it për të rekrutuar luftëtarë të huaj, numri i të cilëve është rritur në mënyrë rekorde në 18 muajt e fundit.

“Kjo është mënyra se si ata i joshin të rinjtë – ‘ne kemi gra që presin për ju, virgjëresha me të cilat ju mund të martoheni”, ka thënë Bangura për AFP.

“Luftëtarët e huaj janë shtylla kryesore e luftimeve. Ata rrëmbejnë gra në territoret që ata marrin nën kontroll”.

Ajo thotë se vajzat shiten për “një pako cigare”, ose për disa qindra dollarë deri në 1 mijë dollarë.

XS
SM
MD
LG