Ndërlidhjet

Obama vendos për dërgimin e 450 trupave shtesë në Irak


Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama

Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka miratuar dërgimin e deri në 450 trupave shtesë në një bazë në provincën Anbar të Irakut, për të trajnuar dhe këshilluar forcat irakiane, të cilët po luftojnë me militantët e Shtetit Islamik.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Obama gjithashtu ka urdhëruar “dërgimin e përshpejtuar të pajisjeve esenciale dhe materiale” për forcat irakiane, duke përfshirë furnizime edhe për luftëtarët kurdë në Peshmerga dhe luftëtarëve fisnorë që luftojnë nën komandën e Irakut”.

Kjo masë është ndërmarrë si pasojë e disa tërheqjeve që ushtria irakiane ka bërë në luftën kundër militantëve të IS-it.

Shtëpia e Bardhë thotë se Obama ka marrë këtë vendim me kërkesë të kryeministrit të Irakut, Haider al-Abadi dhe bazuar në këshillat që i kanë dhënë zyrtarët në Pentagon.

Sipas planit, numri i vendeve të trajnimeve të SHBA-ve në Irak do të rritet nga katër në pesë, duke bërë të mundur që një numër më i madh i forcave irakiane të bashkohen në luftën kundër IS-it. Shumica e luftëtarëve do të jenë vullnetarë suunitë.

Obama vazhdon t’i rezistojë kërkesës për të dërguar trupa luftarake amerikane në terren dhe vazhdon të fokusohet në sulmet ajrore.

XS
SM
MD
LG