Ndërlidhjet

E kritikoi Putinin, përjashtohet gazetari nga puna


 Gazetari Konstantin Goldentsvaig
Gazetari Konstantin Goldentsvaig

Një korrespondet i televizionit NTV, që është i lidhur me Kremlinin, ka thënë se e kanë përjashtuar nga puna, pasi ai e ka përshkruar Presidentin rus Vladimir Putin si njeri “cinik”.

Konstantin Goldensvaig, korrespondent në Berlin për rrjetin televiziv NTV, ka shkruar në Facebook se atij i kishte ardhur në maje të hundës puna në këtë televizion, të cilin ai e akuzoi për përhapje të “propagandës” dhe se e kishte njoftuar shefin e tij qysh në mars se ai do të largohet nga puna.

Por ai thotë se televizioni e ka përjashtuar nga puna këtë javë, pasi që në intervistën e 8 qershorit për televizionin publik gjerman, gjatë samitit të G7-ës, ai kishte devijuar nga tregimi zyrtar i qeverisë ruse mbi konfliktin në Ukrainë.

Në këtë intervistë, Goldentsvaig kishte thënë se beson se Putini ndihet i “ofenduar” për shkak të përjashtimit të Rusisë nga G8 vitin e kaluar, pas veprimeve në Ukrainë.

Ai gjithashtu ka thënë se Putini “ka interes të madh që situata në Ukrainë të jetë jostabile sa më gjatë që të jetë e mundur sepse Moska përfiton nga kjo gjë”.

Kievi dhe vendet Perëndimore e kanë akuzuar Moskën se po mbështetë separatistët pro-rusë në Ukrainë me armë dhe trupa, akuza këto që Kremlini i hedhë poshtë.

XS
SM
MD
LG