Ndërlidhjet

Tre astronautë të anijes Soyuz kthehen sot në Tokë


Anija kozmike ruse Soyuz pritet që të kthejë sot në Tokë tre astronautë , pas një incidenti me një anije tjetër gjatë kësaj jave, e cila e nxorri pak jashtë orbitës së Statcionit Ndërkombëtarë të Gjithësisë.

Soyuz është paraparë që të zbarkojë në Kazakistan pasditen e sotme.

Kthimi në Tokë do të bëhet me komandën e Terry Virts nga Shtetet e Bashkuara dhe dy inxhinierëve të fluturimit, Anton Shkaplerov nga Rusia dhe Samantha Cristoforetti nga Italia.

Që të tre kanë qëndruar 199 ditë në hapësirë.

Rreth 200 pjesëtarë ushtarakë, 20 aeroplanë dhe helikopterë, gjithashtu edhe 15 makina do të marrin pjesë në aterimin e anijes Soyuz.

XS
SM
MD
LG