Ndërlidhjet

Izrael: Përgënjeshtrohen pohimet për spiunim


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet e Izraelit dje i kanë hedhur poshtë pohimet se kanë spiunuar gjatë negociatave atomike ndërmjet Iranit, Shteteve të Bashkura dhe fuqive të tjera botërore.

“Nuk ka baza për të gjitha raportet ndërkombëtare për involvimin e Izraelit në këtë çështje”, tha zëvendësministri i jashtëm izraelit, Tzipi Hotovely, në Radion ushtarake të Izraelit.

Derisa autoritetet e Zvicrës dhe Austrisë po zhvillojnë hetime për spiunim kibernetik ndaj delegacioneve që merrnin pjesë në bisedime dhe për hotelet ku ata ishin vendosur, askush direkt nuk e ka akuzuar Izraelin për kryerjen e spiunimit.

Firmat kibernetike thonë se teknikat hakeriste që shfrytëzojnë diçka të ngjashme me viruset, në të kaluarën janë përdorë nga Izraeli.

Një i dërguar iranian i tha Televizionit shtetëror të Iranit se “nuk ishte i befasuar” për spiunim, por theksoi se negociatorët e Iranit ishin të kujdesshëm në mbrojtjen e fshehtësive të tyre.

Shtetet e Bashkuara , po ashtu, janë shprehur se nuk kanë zbuluar asnjë fshehtësi.

XS
SM
MD
LG