Ndërlidhjet

Maqedoni: Kritikë për qeverinë lidhur me trajtimin e imigrantëve


Pamje nga Shkupi
Pamje nga Shkupi

Avokati i Popullit në Maqedoni, Ixhet Memeti, e ka kritikuar qeverinë për trajtimin e imigrantëve, duke thënë se ata mbahen edhe pas afatit ligjor 30 ditësh në kushte “degraduese dhe jonjerëzore”.

Maqedonia është shndërruar në rrugë kryesore tranzitore për mijëra imigrantë, shumica prej tyre nga Siria dhe Iraku, që synojnë të arrijnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Ombudspersoni, Ixhet Memeti, e ka vizituar një qendër të paraburgimit në kryeqytetin Shkup, ku 360 imigrantë, përfshirë 35 fëmijë, mbahen në një objekt që është shumë i vogël dhe jopërkatës.

Ai dje u tha gazetarëve se imigrantët po jetonin në kushte shumë të papastra, ushqehen dobët dhe shumica prej tyre flejnë në dysheme.

Ai kërkoi që qeveria e Maqedonisë ta kufizoj qëndrimin e tyre në tri ditë, raporton AP nga Shkupi.

Nuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga qeveria.

Prej vizitës së zotit Memeti, numri i imigrantëve në këtë qendër ka arritur në 500.

XS
SM
MD
LG