Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmet ajrore – 20 militantë të vrarë


Ushtarët pakistanezë duke patrulluar përgjatë kufirit me Afganistanin
Ushtarët pakistanezë duke patrulluar përgjatë kufirit me Afganistanin

Ushtria e Pakistanit tha sot se i ka vrarë së paku 20 militantët ë dyshuar në sulmet ajrore në rajonin e trazuar fisnor në pjesën veriperëndimore, afër kufirit me Afganistanin.

Ushtria ka njoftuar se sulmet ajrore janë kryer në rajonin Vaziristani Verior dhe nuk ka dhënë detaje të tjera.

Pothuajse gjatë një dekade të fundit, Pakistani po lufton kundër kryengritjes islamiste brenda këtij vendi.

Në qershor të vitit të kaluar, ushtria e ka filluar ofensivën kryesore kundër talibanëve dhe militantëve të tjerë, në bazat e tyre në rajonin fisnor në Vaziristanin Verior.

Ushtria pakistaneze thotë se prej atëherë i ka vrarë më se 1,300 militantë në këtë rajon, ndërsa 90% të kësaj hapësire është pastruar nga militantët.

XS
SM
MD
LG