Ndërlidhjet

SHBA: Goditje e demokratëve ndaj presidentit Obama


Ndërtesa e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington
Ndërtesa e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteve të Bashkuara mbrëmë i ka dhënë një goditje shpresave të presidentit, Barack Obama, për arritjen e marrëveshjeve tregtare me vendet përgjatë Atlantikut dhe Paqësorit, në vitet e tij të fundit në presidencë.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të zotit Obama në këtë dhomë, e kanë refuzuar lobimin personal të presidentit dhe nuk kanë votuar për programin ndihmës për punëtorët, të cilin ata e kishin mbështetur më herët, pasi do t’i mbante aktive masat me të cilat presidenti amerikan do të kishte autoritet të zgjeruar për të zhvilluar negociata për marrëveshjet tregtare.

Rrjedhimisht, Obama nuk mund ta arrijë marrëveshjen madhore tregtare, për të cilën po zhvillon negociata me vendet e Paqësorit, pa autoritet të zgjeruar, i cili do t’i mundësonte atij t’i paraqes marrëveshjet tregtare direkt në Kongres për miratim ose refuzim.

“Ne duhet ta ngadalësojmë” këtë proces, tha anëtarja e njohur e Dhomës Përfaqësuese, Nensi Pelosi, aleate për një kohë të gjatë e Obamës, duke shtuar se “populli ynë ka nevojë për punë e jo ndihmë tregtare”.

Duket si ironike, por Obama është mbështetur nga pjesa më e madhe e republikanëve në Dhomën Përfaqësuese, të cilët në përgjithësi e mbështesin tregun e lirë.

XS
SM
MD
LG