Ndërlidhjet

Baku: Takim me dyer të mbyllura Putin – Erdogan


Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan gjatë një takimi të mëhershëm
Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan gjatë një takimi të mëhershëm

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, janë takuar sot në Baku të Azerbajxhanit, pasi mbrëmë morën pjesë në hapjen solemne të Lojërave Evropiane.

Zëdhënësi i presidencës së Rusisë, Dmitry Peskov, tha se në këtë takim me dyer të mbyllura është trajtuar çështja e energjisë, përfshirë planet për ndërtimin e gazsjellësit për furnizim me gaz të Rusisë në Turqi, pastaj për centralin atomik turk në Akuiju dhe për situatën në Ukrainë.

Duke folur para takimit, të dy presidentët e kanë komentuar mungesën e liderëve evropianë në hapjen e Lojërave Evropiane në Baku, derisa ka pasur kritika të ashpra për gjendjen e të drejtave të njeriut në Azerbajxhan.

Në komentet e transmetuara televizive, zoti Putin tha se “Turqia, kandidat për pranim në Bashkimin Evropian, e ka përfaqësuar gjithë BE-në”.

XS
SM
MD
LG