Ndërlidhjet

Raportet: Ushtari rus në Armeni mendohet se u vra nga kolegu


Vendi në Armeni ku është vrarë ushtari rus Ivan Novikov
Vendi në Armeni ku është vrarë ushtari rus Ivan Novikov

Një ushtar rus sot është gjetur i vdekur me disa therrje me thikë, afër një baze ushtarake të Rusisë në Armeni, ndërsa mediat ruse raportojnë se një ushtar tjetër rus është i dyshuar për vrasje.

Zëdhënësja e Komitetit Hetues të Armenisë, Sona Truzian, tha se trupi i ushtarit të vrarë, Ivan Novikov, është gjetur afër një monumenti në qyetin Gyumri, që është i dyti për nga madhësia në Armeni, e ku gjendet një bazë ushtarake e Rusisë.

Prej janarit, kur nga një sulm brutal, për të cilin një ushtar nga kjo bazë është i dyshuar për vrasjen e shtatë anëtarëve të një familjeje armene, në këtë qytet ka pasur tensione.

Por, agjencitë ruse të lajmeve raportojnë, duke e cituar ushtrinë ruse, se mendohet se Novikov është vrarë nga një ushtar tjetër rus, i cili tashmë është arrestuar.

Në raporte, i dyshuari nuk është identifikuar me emër.

XS
SM
MD
LG