Ndërlidhjet

Kinë: Së shpejti përfundon krijimi i ishujve kundërthënës


Pamje e ishullit Spartly

Pamje e ishullit Spartly

Kina “gjatë ditëve të ardhshme” do ta përfundoj krjimin e ishullje në hapësirat kontestuese në Detin Jugor Kinez, tha sot Ministria e jashtme e këtij vendi.

Kina thotë se gati e ka përfunduar punën në ishullin Nansha, që është emri për ishullin Spartly, i cili shtrihet në qendër të mospajtimeve territoriale të Kinës me Vietnamin, Filipinet dhe vendet e tjera bregdetare.

Duke thënë se qëllimet e Kinës janë civile dhe se nuk e ka në shënjestër asnjë palë tjetër, Pekini insiston se projektet janë “ligjore dhe të arsyeshme” dhe se nuk kanë shkaktuar dëme në ambientin detar.

Mëtutje, Pekini konsideron se projektet “nuk prekin në lirinë e navigacionit dhe fluturimet e të gjitha vendeve”, që besohet se është referencë ndaj shqetësimeve të shtuara kineze për shkak të fluturimeve mbi këto hapësira nga ana e aeroplanëve të Shteteve të Bashkuara, muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG