Ndërlidhjet

Deklaratat e Obamas për Afganistanin, sfidë ligjore për Guantanamo


Guantanamo, Foto: Arkiv
Guantanamo, Foto: Arkiv

Deklarata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama se vendi i tij nuk është më në luftë në Afganistan, ka bërë që të dalin sfida ligjore nga të ndaluarit në qendrën e paraburgimit Guantanamo Bej. Ata thonë se nuk ka më bazë ligjore që ata të mbahen aty, raporton AP.

Në dy raste, të ndaluarit kanë kërkuar nga gjykatësit federal që të saktësojnë se në cilën kohë konflikti ka mbaruar.

Ata kanë përsëritur se Obama dhjetorin e kaluar ka njoftuar se “ka mbaruar misioni luftarak i SHBA-ve në Afganistan”.

Gjykatat kanë marrë vendim që qeveria mund të mbajë të burgosur gjatë luftës përderisa konflikti në atë shtet vazhdon.

Të ndaluarit e Guantanamos thonë se nëse lufta në Afganistan ka përfunduar, ashtu sikurse thotë presidenti Obama, atëherë mbajtja e tyre në këtë qendëe paraburgimi është e jashtëligjshme.

XS
SM
MD
LG