Ndërlidhjet

Libi: Lirohet stafi diplomatik tunizian


Libi
Libi

Dhjetë pjesëtarë të stafit diplomatik tunizian, të cilët janë rrëmbyer në Libi një javë më parë, janë liruar.

Ministri i Jashtëm i Tunizisë, Taieb Bakouch, ka thënë se konsullata në Tripoli tani është mbyllur dhe u ka bërë thirrje të gjithë tunizianëve që të largohen nga ky vend.

Ai ka hedhur poshtë raportet se punëtorët janë liruar në këmbim të një komandanti të milicisë libiane.

Walid Kalib, udhëheqës i milicisë “Agimi libian”, e cila ka nën kontroll Tripolin, është arrestuar së voni në Tunizi, nën akuzat për terrorizëm.

XS
SM
MD
LG