Ndërlidhjet

logo-print

IS-i ekzekuton dhjetëra “spiunë irakianë”


Irak

Irak

Grupi ekstremist i Shtetit Islamik (IS) ka lëshuar një video, e cila tregon militantët duke vrarë dhjetëra spiunë të dyshuar në një kafaz, në Irak.

Vidoja, e cila është publikuar online sot, tregon disa burra duke pranuar se kanë bashkëpunuar me autoritetet irakiane.

IS-i po ashtu ka publikuar fotografi të shkatërrimit të dy vendeve të shenjta islamike, pranë qytetit sirian Palmira, duke i përshkruar ato si “manifestime të politeizmit”.

Autoritetet siriane kanë konfirmuar se varret e dy figurave myslimane, Mohamed bin Ali dhe Nizar Abu Bahaaeddine, janë hedhur në erë.

XS
SM
MD
LG