Ndërlidhjet

Turqia thotë se 6 migrantë janë mbytur në ujërat greke


Foto arkiv

Foto arkiv

Autoritetet turke në qytetin e Izmirit thonë se 6 migrantë janë mbytur në ujërat afër ishullit Kos në Greqi.

Qeverisja në Izmir ka thënë sot se gjashtë anije të rojes bregdetare dhe një helikopter janë përfshirë në operacionin e shpëtimit të migrantëve, anija e të cilëve u fundos, raporton AP.

Roja bregdetare e Turqisë thotë se ka shpëtuar 70 migrantë, ku në mesin e të shpëtuarve ishte edhe një vajzë 5 vjeçare.

Mijëra migrantë nga e gjithë Azia dhe Afrika, përmes ujërave të Greqisë dhe Turqisë po tentojnë që të mbërrijnë në Evropë.

XS
SM
MD
LG