Ndërlidhjet

Militantët në Kaukaz i zotohen për “besnikëri” IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Një audio incizim i postuar online pretendon se militantët islamikë në 4 rajone të Kaukazit i janë zotuar për besnikëri grupit militant të Shtetit Islamik.

Ky audio incizim i postuar në YouTube më 21 qershor, thotë se militantët në rajonet e Daghestanit, Çeçenisë, Ingushetia dhe Kabardino-Balkaria, të gjithë janë betuar për besnikri ndaj liderit të IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.

“Duke iu bindur urdhërit të Allahut… ne deklarojmë besnikërinë tonë ndaj Kalifit Ibrahim ben Aëëad ben Ibrahim al Badri al-Qoureishi al Husseini për bindje dhe nënshtrim”, duke iu referuar kështu Abu Bakr al-Baghdadi, dëgjohet teksa thuhet në incizim, i cili është në arabisht dhe rusisht.

Një zëdhënës i IS-it, ka mirëpritur lajmin e bashkimit të këtyre militantëve dhe ka thënë se Baghdadi e ka “pranuar” një vendim të tillë.

Në ndërkohë, zëvendësekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Rusi, Yevgeniy Lukyanov ka thënë sot se “mbi 2,000 rusë, shumica prej tyre nga Kaukazi, kanë udhëtuar drejt Sirisë dhe irakut për të luftuar përkrah militantëve të IS-it.

Agjencia Interfax citon Lukyanovin teksa thotë se ata më pas kthehen përmes Turqisë, duke “pretenduar se janë turistë dhe se kanë humbur dokumentet e tyre”.

XS
SM
MD
LG