Ndërlidhjet

logo-print

400 policë hyjnë në Lazarat


Lazarat, foto arkiv

Lazarat, foto arkiv

Forcat e ndërhyrjes së shpejt Renea në Shqipëri, janë goditur nga një grup i armatosur në fshatin Lazarat.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4.00 të mëngjesit të së mërkurës. Forcat Renea u futën në Lazarat, i njohur dikur si kultivues i binës narkotike kanabis, pasi rreth orës 2.30 u dëgjuan të shtëna.

Gjashtë makina të forcave të sigurisë u sulmuan me armë zjarri. Si pasojë u vra Ibrahim Bashka 31 vjeç dhe u plagosën dy zyrtarë të tjerë policorë.

400 forca të policisë nisën aksionin në Lazarat të mërkurën. Tashmë në Lazarat janë futur blindat, forcat speciale dhe snajpera si dhe dy helikopterë.

Policia shpalli në kërkim 21 persona si të dyshuar për sulmin dhe disa prej tyre që lëvizin të armatosur e me maska në brendësi të fshatit Lazarat. Deri më tani 11 persona të cilët kishin emrin në listën e të kërkuarve janë dorëzuar.

Ambasada amerikane në Tiranë shprehu ngushëllimet më të thella familjes së oficerit të policisë Ibrahim Basha, anëtarit të Forcave Speciale, dy herë pjesëmarrës në misione me forcat e NATO-s në Afganistan, që sot u vra në Lazarat.
“Mendimet tona janë edhe me dy oficerët që u plagosën në krye të detyrës në Lazarat”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

Ambasada amerikane mbështet përpjekjet e zyrtarëve të rendit në Shqaipëri, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe u bënë thirrje që autorët e krimit të ndiqen penalisht.

“Dënojmë me forcë çfarëdo dhune që drejtohet ndaj forcave të zbatimit të ligjit”, mbyllet mesazhi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Ngjarja e Lazaratit është dënuar nga i gjithë faktori politik në Shqipëri.

XS
SM
MD
LG