Ndërlidhjet

Armenia s’heq dorë nga rritja e çmimit të rrymës


Jerevan, Armeni, 25 qershor 2015.
Jerevan, Armeni, 25 qershor 2015.

Qeveria e Armenisë ka refuzuar të tërheqë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, përkundër protestave masive në vend.

Kryeministri Hovik Abrahamian ka thënë se autoritetet do të vazhdojnë me planet e tyre “për të garantuar sigurinë e energjisë”.

Megjithatë, ai ka thënë se ndihmat shtetërore për rreth 105,000 familje do të rriten, për t’iu ndihmuar atyre që t’i bëjnë ballë çmimit të ri.

Autoritetet kanë thënë se do të rrisin çmimin e rrymës për 16 për qind, nisur nga data 1 gusht.

Abrahamian u ka bërë thirrje protestuesve që të zhbllokojnë rrugët kryesore të kryeqytetit.

Protestat në Jerevan të Armenisë kanë hyrë në javën e dytë.

Protestuesit kanë thënë se nuk do të tërhiqen me gjithë rrezikun e përleshjeve me policinë.

Protestat kanë marrë vrull më 23 qershor, kur policia ka përdorur topa uji kundër tyre, duke shkaktuar konfrontim mes protestuesve dhe forcave të rendit.

XS
SM
MD
LG