Ndërlidhjet

Kina kritikon SHBA-në për shkelje të të drejtave


Ilustrim
Ilustrim

Kina ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për shkelje “të tmerrshme” të të drejtave të njeriut, duke i akuzuar ato për brutalitet policor dhe mbikëqyrje globale.

Reagimi vjen një ditë pasi Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut në vitin 2014, duke kritikuar ashpër Kinën.

Raporti i Këshillit Shtetëror të Kinës thotë se Amerika është përfshirë nga armët, krimet e dhusnhme dhe përdorimi i tepruar i forcës nga ana e policisë.

Po sipas Pekinit, inteligjenca e Shteteve të Bashkuara ka përdorur torturë “pa dallim” kundër terroristëve të dyshuar dhe “ka shkelur të drejtat e njeriut në vendet e tjera” me sulme të telekomanduara dhe programe të mbikëqyrjes.

XS
SM
MD
LG