Ndërlidhjet

Merkel e Hollande takojnë kryeministrin grek


Bruksel, 26 qershor 2015.

Bruksel, 26 qershor 2015.

Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë i kanë dhënë ultimatum kryeministrit të Greqisë, Alexis Tsipras, që në fundjavë të arrijë marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë, sepse në të kundërtën Greqia rrezikon të falimentojë.

Angela Merkel dhe Francois Hollande kanë zhvilluar sot një takim të shkurtër me Tsipras, në margjina të një samiti të BE-së.

Ata kanë thënë se takimi i ministrave të Financave të Eurozonës më 27 qershor është vendimtar.

Greqia përballet me falimentim nëse nuk arrin t’i paguajë borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 1.6 miliard eurosh, deri të martën.

Kreditorët ndërkombëtarë këmbëngulin se nuk do t’i zhbllokojnë fondet e ndihmës për Greqinë, derisa kjo e fundit të mos bie dakord për reforma.

XS
SM
MD
LG