Ndërlidhjet

Shkon në 37 numri i viktimave në Tunizi


Pamje nga hoteli ku ka ndodhur sulmi
Pamje nga hoteli ku ka ndodhur sulmi

Numri i viktimave nga sulmi në një hotel në Tunizi ka arritur në 37 dhe mbi 30 persona të tjerë janë të plagosur, raporton agjencia shtetërore e lajmeve TAP.

Një person i armatosur është vrarë pas sulmit në një hotel në të shtënat me policinë. Ngjarja ka ndodhur në njërin nga vendpushimet më të njohura në Tunizi, në Sousse.

Policia është në kërkim të një personi tjetër të armatosur.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se në mesin e të vrarëve ka tunizianë, britanikë, gjermanë dhe belgë.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin por militantët islamikë edhe më herët kanë sulmuar zona turisitike në Tunizi dhe vende të ndryshme të Afrikës Veriore.

Tunizia është në gjendje alarmi prejse militantët islamistë kanë sulmuar muzeun Bardo në Tunis, në muajin mars, duke vrarë disa vizitorë të huaj.

XS
SM
MD
LG