Ndërlidhjet

logo-print

Në Kishinev pritet të fitojë kandidati pro-evropian


Zgjedhjet në Moldavi, foto arkiv

Zgjedhjet në Moldavi, foto arkiv

Sipas rezultateve paraprake në raundin e balotazhit, në zgjedhjet lokale në Moldavi, kryetari aktual i Kishinevit, është duke prirë me vota.

Këto zgjedhje janë parë si test për vendin, i cili mund të zgjedh t’i afrohet më shumë Rusisë apo të vazhdojë rrugën e integrimeve evropiane.

Me 99 për qind të votave të numëruara, kryetari aktual Dorin Chirtoaca ka fituar 53.44 të votave, ndërsa kundërkandidatja së tij pro-ruse Zinaida Greceanai ka arritur të fitojë 46.56 për qind të votave.

Sidoqoftë Greceanai akoma nuk ka pranuar humbjen dhe lideri i Partisë Socialiste, Igor Dodon ka thënë se këto zgjedhje janë përshkruar me disa parregullsi. Ai ka thënë sot se partia e tij nuk do të “njoh rezultatet e këtyre zgjedhjeve”.

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka thënë se rezultatet zyrtare do të shpallen pasi të jenë kryer të gjitha procedurat e verifikimit të parapara me ligj.

XS
SM
MD
LG