Ndërlidhjet

logo-print

Maqedoni: Bankat t’i tërheqin paratë nga Greqia


Pamje nga një pjesë e Shkupit

Pamje nga një pjesë e Shkupit

Maqedonia i ka urdhëruar bankat e veta që t’i tërheqin parat e veta nga bankat e Greqisë dhe të ndërmarrin “masa parandaluese” për ta kufizuar largimin e kapitalit në fqinjin e saj jugor, që kërcënohet nga një krizë me thellë financiare.

Kjo lëvizje nga Banka Qendrore e Maqedonisë u bë dje, pasi Athina ka shpallur se do të ndërmarrë kontroll të kapitalit dhe do t’i mbyllë bankat, meqë kreditorët ndërkombëtarë refuzuan ta vazhdojnë kredinë, ndërsa kursimtarët janë rreshtuar për tërheqjen e parave të tyre të gatshme, raporton Reuters nga Shkupi.

Banka Qendrore e Maqedonisë në Shkup tha se masat e saj janë “të karakterit të përkohshëm, që kanë për qëllim shqyrtimin e rrezikut të një rrjedhjeje më të maadhe të kapitalit nga Maqedonia te fqinji jugor, që mund të shkaktoj shkatërrim të konsiderueshëm të bilancit të pagesave dhe të stabilitetit të sistemit financiar”.

Bankat në pronësi greke i kanë afro 20% të pasurive bankare të përgjithshme në Maqedoni dhe kanë aksione të rëndësishme në bankat e Bullgarisë, Rumanisë, Serbisë dhe Shqipërisë. Kjo gjë e ka shtuar mundësinë që qeveritë mbase duhet t’i ndihmojnë ato nëse sistemi bankar i Greqisë shkatërrohet.

XS
SM
MD
LG