Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Ndërmerren të gjitha masat në kufirin me Sirinë


Recep Tayyip Erdogan

Recep Tayyip Erdogan

Turqia thotë se është e përgatitur për “të gjitha masat e domosdoshme” për tu marrë me kërcënimet e sigurisë përgjatë kufijve të saj.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, mbrëmë vonë tha se vendi i tij është i “përgatitur për çdo eventualitet”.

Këto komente janë bërë pas një mbledhjeje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, që u kryesua nga presidenti, Recep Tayyip Erdogan.

Ky këshill ka shprehur brengosje për kërcënimin e “terrorizmit” në kufirin me Sirinë.

Forcat kurde në Siri kanë bërë avancime ushtarake kundër militantëve të Shtetit Islamik, por Ankaraja ka frikë për krijimin e një shteti autonom kurd në Siri.

Më 27 qershor, presidenti Erdogan ka tërhequr vërejtjen se turqit “kurrë nuk do të lejojnë” krijimin e shtetit të ri në pjesën veriore të Sirisë.

XS
SM
MD
LG